“Ne mund të jemi infektues edhe pa pasur shenja”, Manastirliu: Vaksinohuni që të mbroni shëndetin

schedule10:48 - 30 Korrik, 2021

schedule 10:48 - 30 Korrik, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apel që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu ka shpërndarë një video-mesazh të qytetarëve që kanë marrë vaksinën, ndërsa apelojnë që askush të mos ngurrojnë , por të vaksinohet për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.

“Vaksinim, vaksinim, vaksinim. Apeli i mjekëve dhe qytetarëve: Vaksinohuni që të mbroni shëndetin tuaj. Vaksinimi shpëton jetë”, bën me dije ministrja Manastirliu.

“Ne mund të jemi infektues edhe pa pasur shenja. Vaksinohuni për të mbrojtur veten tuaj dhe të dashurit e zemrës”, thotë një qytetare.

Varianti Delta i konfirmuar në vendin tonë ka ndikuar në rritjen e rasteve të Covid për shkak të transmetueshmërisë së lartë të këtij mutacioni, ndërsa autoritetet apelojnë që çdo qytetar të vaksinohet.

/abcnews.al/