Në muajin e fundit të shtatzanisë, Olta Gixhari poston videon e ëmbël

schedule08:44 - 4 Gusht, 2020

schedule 08:44 - 4 Gusht, 2020

Olta Gixhari është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, aktorja dha lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet nënë. “Mom and Dad” shkroi Olta krahas postimit që bëri në Instagram, teksa pozonte së bashku me partnerin e saj në breg të detit.

Aktorja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ka ndarë momente gjatë kësaj periudhe të ëmbël. Dhe ndërsa ndodhet në ditët e fundit të shtatzanisë, Olta nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe një video të ëmbël, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

 

View this post on Instagram

 

Pjesa me e bukur e dites tone, nje banje relaksuese, muzika e preferuar, masazh bebushit dhe kremin anti-estrias @suavinex_albania i cili me ka shoqeruar pergjate pritjes se embel💙 #embarazo #embarazada #mes #36semanas #36semanasembarazada #suavinex #spain🇪🇸 #niño

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Vitin që lamë pas, aktorja rrëfeu se është në një marrëdhënie me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë. Periudha e karantinës e gjeti aktoren shqiptare pranë të dashurit, identitetin e të cilit është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes së mediave. /abcnews.al/