Në moshën 90-vjeçare, “Mamica Kastrioti” zbulon “sekretin” e bukurisë së përjetshme: E realizoja dhe në internim

schedule11:59 - 10 Shtator, 2024

schedule 11:59 - 10 Shtator, 2024

Këtë vit, ylli i filmit “Skënderbeu” që ka portretizuar Mamica Kastriotin, Adivie Alibali festoi 90-vjetorin e lindjes. Ndonëse, ka kaluar shumë sfida në jetë, nga internimi për 15 vjet dhe deri te vështirësitë ekonomike, ajo vazhdon të duket më në formë se kurrë.

LEXO EDHE: “Më internuan për 15 vjet”, Adivie Alibali tregon jetën e vështirë: Jetonim në varfëri, por ndërgjegjen e ruajtëm

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, Adivija nuk nguroi të zbulonte dhe sekretin e bukurisë së saj, i cili ka bërë që pamja e saj të mos njoh moshë.

“Prindërit e mi, veçanërisht nëna ime, e kanë pasur si veza fytyrën. E para, lakrat që kam ngrënë 15 vjeç dhe e dyta, këpuca dhe lëkura, po nuk i vure bojë, fillon rrudhet, ashtu rrudhet dhe lëkura e fytyrës. Unë vendos një krem në darkë, ose mbas banjos, vazhdimisht dhe në internim, unë merrja ujin që dilte nga ullinjtë. Me ujin e ullinjve e lyeja dhe e mbaja. Domethënë, gjithë jetën e kam mbajtur fytyrën me diçka zbutës. Kjo është sekreti”, tregoi aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!