“Në mandatin e katërt, vend sovran në energji”, Rama: Turizmi? Shqipëria turistike, është bërë trend europian

schedule12:25 - 29 Mars, 2025

schedule 12:25 - 29 Mars, 2025

Në prezantimin e programit Shqipëria 2030, kryeministri Edi Rama u ndal në sektorë të vecantë si turizmi, energjia apo mjedisi. Ndërsa bëri një pasqyrë se si e gjëti vendin në marrjen e detyrës, Rama prezantoi ambiciet për mandatin e katërt.

Në Rinas 1.7 mln pasagjerës në vit ishin kur ne morën detyrën, vitin që lamë pas ishin 11 mln pasagjerë. Në 8 maj shpresoj do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të vlorës, terminali do kërkojë edhe disa kohë.

Energjia, gropa e madhe ku e gjetëm vendin 15 % e saj vidhej, sot jemi në normat e mesatares europiane. Për herë të parë, një qeveri e Shqipërisë ka rritur prodhimin,ka rritur kapacitetet prodhuese të Shqipërisë.  Do marrim pozicionin e një vendi Sovran në energji, do mund t’iu eksportojmë edhe të tjerëve. Kur morëm detyrën fuqia prodhuese e Shqipërisë. Këneta premtonte Shqipërinë superfuqi energjitike.

Ka edhe një gjë tjetër që shoku buf bëri, një nga krimet më të mëdha ekonomike, 4 HEC ia mori popullit dhe ia dha një private dhe pse? Në këmbim të TVSH. Pra 50% e prodhimit të shokut Enver vidhej, ndërkohë që sot ne kemi jo vetëm dyfish prodhim nga cfarë gjetëm por edhe një rënie drastike të humbjeve në rrjet. Nga 1 shkurti cmimi i energjisë u ul me 10.5%.

Uji, kemi për të treguar faktet që nuk dalin në televizor, mbulohen nga llumi i kënetës. Kur ne morëm detyrën, furnizimi me ujë 24 orë ishte në 4 zona. Deri në fund të mandatit të katërt kemi 16 zona urbane të mbetura, 11 nga të cilat janë në kantier dhe 37 zona rurale. Një mbulim I përgjithshëm 90 % e Republikës, 10 % janë pika shumë të larta.

Zhvillimi rajonal, 2 mld euro, 1200 projekte në të gjithë territorin e vendit. Nga gjithë ky investim janë krijuar 100 mijë vende pune dhe janë mbi 5 mijë biznese të reja. 10 miliardë euro është shtuar vlera e banesave, vetëm nga impakti i investimeve. Ka edhe disa llogari të tjera sa I përket kostove. Është ulur kosto e lëvizjeve si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës. Në periudhën që vjen do të vijojmë me projektet e uljes së konsumit të energjisë.

Turizmi, kemi shumë për të folur në cdo qark. Atyre që mburreshin me 1 mln turistë, ku na fusnin edhe ne sa herë hynim e dilmin. Është rritur 10 fish Shqipëria turistike, është bërë trend europian. 20 % më shumë vizitorë këtë vit. Në 2030 mund të shkojmë në 20 milionë, duhet të fokusohemi te turizmi elitar. Kemi rrugës projekte, turizmi kontribuonte me më pak se 1 mld euro në ekonomi, sot jemi në 5 mld euro. Yjet e hoteleve prodhoheshin te partia. Sot brendet e mëdha janë të interesuara të vijnë në Shqipëri. Nga banorët e republikës ka patur një numër të rëndësishëm daljesh jashtë vendit për pushime a biznes. Është 3 fishi i numrit që ishte. Tregon se sot kanë më shumë mundësi. Brenda Shqipërisë kanë lëvizur për turizëm mbi 900 mijë individë. E pamendueshme jo shumë vite më parë.

Mjedisi, pika ku do përqëndrohem është rritja e sasisë së zonave të mbrojtura është 22 % e territorit. Kemi legjislacion të ri për këto zona që I gjetëm të mbushura me tumore kënete. Synimi të jemi një vend ku riciklimi I mbetjeve janë në nivel tjetër nga ky që kemi sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!