Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në mandatin e katërt do bëjmë rrugën Berat-Poliçan-Skrapar”, Rama: Do hapim kombinatin mekanik

schedule18:51 - 23 Prill, 2025

schedule 18:51 - 23 Prill, 2025

Nga Poliçani në takim me qytetarët, kryeministri Edi Rama tregoi planet dhe investimet e qeverisë për zonën. Rama tha se në mandatin e katërt do të bëhet rruga Berat-Poliçan-Skrapar, e cila do të shkurtojë shumë distancën me kryeqytetin. Gjithashtu kryeministri tha se qeveria është duke punuar dhe për hapjen e një kombinati mekanik.

“Në mandatin e katërt kemi edhe rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më shumë me rrugën e re. Kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributi të industrisë ushtarake, jemi duke punuar dhe për kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate sepse duam që ta rihapim në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake”, tha kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!