Në Malësinë e Krujës energjia përcillet përmes shtyllave të kalbura druri

schedule13:16 - 12 Mars, 2018

schedule 13:16 - 12 Mars, 2018

Në Malësinë e Krujës banorët përballen çdo ditë me rrezikun nga korenti. Shtyllat elektrike janë të kalbura, kurse telat rrëzohen përgjatë rrugës. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje.

Shtylla të drunjta, apo degë pemësh që përcjellin rrymën elektrike për banorët e këtij fshati.

Duhet të jetë në këtë gjendje prej kohës kur u realizua elektrifikimi i vendit. Dhe banorët thonë Ruajna o zot.

Jemi në zonën e Malësisë së Krujës. E njëjta panorama në Bushnesh, Dukagjin i Ri dhe Miliskaje.

Linjat janë të vendosura në shtylla të drynjta shumica e tyre të kalbura. E gjitha e shtrirë pranë rrugës. Aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.

Banorët thonë se nuk mbajnë mend që kur në territorin e tyre nuk është investuar në këtë drejtim. Deri kur kjo të ndodhë, ata sigurisht do të thonë përherë ruajna zot. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!