Nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, dy të arrestuar në Shkodër/ U gjendet kokainë, benzinë e silenciator në automjet

schedule11:59 - 27 Mars, 2025

schedule 11:59 - 27 Mars, 2025

Shkodër- Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

Këta dy shtetas janë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, duke lëvizur me shpejtësi. Drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar në fshatin Beltojë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë.

Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!