“Në maj del banori i fundit nga çadra”, Rama batuta me Ahmetajn: Jepja këtij se është i hidhur

schedule16:12 - 5 Janar, 2021

schedule 16:12 - 5 Janar, 2021

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa prej familjeve që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Nuk ma ka pas marrë mendja se do të bëhet kaq shpejt dhe kaq mirë” tha një nga kryefamiljarët, i gëzuar pasi hyri në shtëpinë e re.

Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, tha se në maj do të dalë banori i fundit nga çadra. “Marr shkas nga disa postime të opozitës për ata që janë në çadër, numri i tyre vjen duke u ulur, sot ka zbritur në 1058 dhe me mbarimin e gjithë numrit në Shijak do të zbresim nën një mijë dhe deri në maj nuk do të ketë më në çadër. Ata që kanë qenë në çadër, që kanë bërë zgjedhjen e tyre, afër tokës, të gjithë kanë marrë bonusin e qirasë” tha ai.

Gjatë vizitave nuk munguan nuk munguan batutat. “Jo, jo, zonja përpara, unë pas teje, ulu si në shtëpinë tate” i tha Rama njërit prej kryefamiljarëve në momentin që hynë në shtëpinë e re.

Ndërsa në momentin që e zonja e shtëpisë i qerasi, Rama bëri një tjetër batutë me ministrin Ahmetaj. “Jo faleminderit, unë po bëj një gëzuar me këtë, jepja këtij (Ahmetajt) se është i hidhur, unë jam i ëmbël vetë” tha ai./ db/Abcnews.al