Në lule të rinisë, kush është i riu që vdiq nga komplikacionet e rënda në Përrenjas

schedule15:54 - 4 Shkurt, 2020

schedule 15:54 - 4 Shkurt, 2020

28 vjeçari Besnik Kokonozi ndërroi jetë në mënyrë misterioze mëngjesin e ditës së djeshme në Përrenjas pasi ishte paraqitur në spital me simptoma gripi.

Pas vizitës ai është larguar për në shtëpi, por sërish aty është përkeqësuar duke humbur jetën.

Mjekët dyshuan se bëhej fjalë për grip, megjithatë nuk është bërë ende ekspertiza për të nxjerrë shkakun e vërtetë se përse i riu ndërroi jetë. Mësohet se ai kishte probleme me bajamet, gjë e cila dyshohet se i ka rënduar komplikacionet shëndetësore. /abcnews.al

Besnik Kokonozi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!