Pritej një ndeshje e luftuar dhe ashtu rezultoi të ishte. Partizani dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazimin e “bardhë”, 0 me 0, supersfidën e javës së 3-të të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në mitikun e Shkodrës, “Loro Boriçi”.
Me fat mund të thuhet që ishin “demat e kuq” të Partizanit, të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 14’-të, pas daljes së shpejtë të Maguette nga fusha e blertë, pas dy ndërhyrjeve të rrezikshme të ndëshkuara me kartonin e verdhë nga kryesori i ndeshjes.
Pas këtij rezultati, “demat e kuq” të Partizanit ngjiten në kuotën e 4 pikëve dhe renditen në vendin e 5-të të tabelës, ndërsa “kuqeblutë” e Vllaznisë pozicionohen 1 vend sipër “të kuqve”, me 5 pikë. /i.m /abcnews.al