Në lojë trofeu i parë i sezonit, publikohen formacionet e sfidës PSG-Toulouse

schedule20:36 - 3 Janar, 2024

schedule 20:36 - 3 Janar, 2024

Në orën 20:45, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain do të sfidojnë në mitikun parisien të “Parc des Princes”, skuadrën e Toulouse, në përballjen e vlefshme për trofeun e parë sezonal në Francë, Superkupën e Francës.

Përsa i përket formacionit, tekniku, Luis Enrique i ka rreshtuar të tijët me formulën, 4-3-3, ku në portë është vendosur Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Luca Hernandez e Hakimi, me qendrën që mbulohet nga Skriniar e Marquinhos. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Vitinha, Kang-In Lee e Zaire-Emery, ndërsa sulmit plotësohet nga “tridenti”, Barcola, Ousmmane Dembele e Kylian Mbappe.

Në krahun tjetër, tekniku Carles Martinez i ka vendosur të tijët në fushë po me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Restes e para tij në mbrojtje Mawissa Elebi, Diarra, Nicolaisen e Suazo. Në mesfushë janë vendosur Gealbert Pina, Spierings e Casseres, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Donnum, Sierro e Thijs Dallinga. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: