Një ndër përballjet e orës 13:30 e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore është edhe ajo mes “bardhezinjve” të Laçit dhe “rrogozhinasve” të Egnatias, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për objektivat e tyre.
“Kurbinasit” e teknikut Mirel Josa vijnë pas një barazimi të rëndësishëm ndaj “kuqebluve” të Vllaznisë dhe tashmë kërkojnë 3 pikët për të hyrë sërish mes katër më të mirave të Kategorisë Superiore.
Nga ana tjetër, “rrogozhinasit” e Edlir Tetovës gjithashtu vijnë nga një barazim me Partizanin dhe duan fitoren në mënyrë që të krijojnë distancën prej 2 pikësh me “Demat e Kuq”, në krye të tabelës. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Kurti, Mjaki, Taleb, Qato, Bibo, Manellari, Ujka, Bajramaj, Kristian, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Zhoel, Aleksi, Mëllugja, Fernando, Ndreca, Spahiu, Paulauskas.
Trajner: Edlir Tetova