Pas përfundimit të katër sfidave të para, pasditen e kësaj të hëne do të zhvillohet edhe përballja e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, Dinamo City-Kukësi, me “Nëndetësen Blu”, që pret në “Niko Dovana”, “Verilindorët”, në një përballje, që do të tregojë shumë për “të mbijetuarin” e këtij sezoni, në elitën e futbollit shqiptar.
Si tekniku, Dritan Mehmeti, ashtu edhe Stavri Nica kanë hedhur në fushë më të mirët e disponueshëm për këtë sfidë, ku gjithçka do të kërkojnë janë 3 pikë, me “Blutë” e kryeqytetit, që kanë lëshuar goxha terren e tashmë janë në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria, ndërsa “Verilindorët” kërkojnë me patjetër të largohen nga vendi i parafundit i renditjes.
Formacionet zyrtare:
Dinamo City: Sali, Marku, Behiratçe, Smaçi, Hoxha, Loran, Gudiabi, Zabërgja, Denison, L. Vila, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti
Kukësi: Tafas, Reçi, Zhongo, Dragoshi, Fejzaj, Zenunaj, Lleshi, Mateus, Salami, Solodovnikov, Rashiti.
Trajner: Stavri Nica /i.m /abcnews.al