Tom Doshi, që detyroi ambasadoren amerikane që të bënte disa reagime, do të kandidojë në Tiranë dhe në Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit. PSD, partia e drejtuar nga Engjëll Bejtja nën logon e së cilës po kandidon Doshi dorëzoi listat e kandidatëve pak minuta përpara se të përfundonte afati.
Yuri Kim bëri thirrje që emra si Tom Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.