Sezioni fantastik që po zhvillohet në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, nuk mund të lihet pa u vënë re, me Lens dhe Marseille, që po rivalizojnë në çdo moment “gjigandët” e PSG, me klubet që gjenden respektivisht, vetëm 7 dhe 5 pikë larg, kryesusve nga Parisi.
Mirëpo, gjithçka mund të ndryshojë mbrëmjen e së dielës, me “parizienët” që të do udhëtojnë drej “Stade Velodrome”, për transfertën e “ferrit” ndaj Marseille, në një klasike franceze.
Një koment mbi përballjen e “nxehtë” e dha dhe sulmuesi i Marseille, Alexis Sanchez, i cili e konsideon stadiumin “Velodrome”, si të “frikshëm” për çdo kundërshtarë dhe “karikon” të tijët në përballjen me “liderët” e Ligue 1.
“Secili lojtar që ka luajtur me Marseillen thotë se stadium Velodrome është i frikshëm. Mua më pëlqen shumë, më vjen mirë kur shoh aty aq shumë njerëz. Nëse fitojmë ndaj PSG atëherë i afrohemi shumë dhe kjo do të ishte një stimul i madh për skuadrën. Duhet të qëndrojmë zgjuar”,- mësohet të jetë shprehur Sanchez.
Ndërkaq, përballja e fundit në “Stade Velodrome”, mes Marseille dhe PSG është mbyllur me fitoren e djemve të Igor Tudor, të cilët eleminuan “parizienët” nga Kupa e Francës, me rezultatin 2 me 1. /i.m /abcnews.al