Ja pra që “viti I mbrapshtë” nuk qenka harruar.
Federata Serbe e Futbollit doli me komunikatë zyrtare pas vendimit të UEFA-s për të zhvendosur ndeshjen ndaj Shqipërisë në Kupën e Botës nga Beogradi në Leskovac.
Ndoshta, kujtesa u ka ardhur pak vonë, sepse vetë e deshën në qershor në stadiumin “Rajko Mitiç”, por tashmë arsyeja kryesore që pala serbe jep për këtë lëvizje është siguria.
Në komunikatë shkruhet se “arsyeja kyçe është siguria, jo vetëm ajo e publikut, por para së gjithave I gjithë lojtarëve dhe I gjithë aktorëve të ndeshjes”, ndërsa shtohet se “të gjithë e mbajmë mend se çfarë ndodhi në Beograd në vitin 2014”.
UEFA pranoi pasi mori menjëherë dakordësinë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kështu, kombëtarja iu shmang kryeqytetit serb, edhe stadiumit të Partizanit ku ndodhi skandali 11 vjet më parë, edhe impiantit më të madh “Rajko Mitic”, ku pritej atmosferë tepër armiqësore, por edhe tepër e nderë politikisht, që mund të kishte sjellë veprime të grupeve të huliganëve dhe të ekstremistëve.
Në ndeshjen ndaj Anglisë të shtunën që kaloi ndodhën shumë gjëra, si dhe sfida u ndërpre për shkak të përdorimit të lazerit.
Stadiumi “Duboçica” ka kapacitet 8 136 spektatorë, pra shumë më pak sesa ata të Beogradit, I ndërtuar mbi stadiumin e vjetër të qytetit, dhe I përuruar në 2023.
Besohet se shpenzimet për të arritën 20 milionë euro.
Vetë qyteti I Leskovacit është I vogël, me më pak se 60 000 banorë.
Aty kanë luajtur më parë Zvicra, Danimarka dhe Andorra, ndërsa Anglia nuk pranoi për shkak se nuk ka asnjë aeroport ndërkombëtar në 100 kilometra distancë.
Ironikisht, aeroporti më I afërt është ai I Prishtinës, 121 km larg, ndërsa nga Kraljevo janë 143 km.
Në 11 tetor, kombëtarja jonë ka një ndeshje vendimtare në Serbi, ndërsa synon kualifikimin në Kupën e Botës.
Kuqezinjtë janë momentalisht të dytët me 8 pikë në 5 ndeshje, Serbia ka 7 pikë në katër duele./abcnews.al

