VIDEO/ Shqipëri sulmuese në Leskovac, kuqezinjtë zbresin në fushë para ndeshjes me Serbinë

schedule19:54 - 11 Tetor, 2025

schedule 19:54 - 11 Tetor, 2025

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushën e stadiumit të Leskovacit, për të parë kushtet e impiantit, pak para nisjes së ndeshjes me Serbinë.

Në pamjet e mundësuara për ABC News nga gazetari Bledar Kuka, shihet se disa prej futbollistëve ndodhen në fushë.

ABC News ndodhet në stadiumin e Leskovacit, aty ku do të luhet sfida e shumëpritur Serbi-Shqipëri.

Gazetari Bledar Koka deklaroi se atmosfera është e qetë, teksa ende nuk kanë hyrë shumë tifozë.

Kuka shtoi se ka pasur masa sigurie dhe kontrollet nga autoritetet serbe kanë qenë të forta.

Trajneri Sylvinho ka befasuar me formacionin, pasi ka hedhur në fushë tre sulmues.

Në majë të sulmit do të jetë Rey Manaj, ndërsa nga krahët janë Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

Formacioni zyrtar: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Manaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!