Mishi në Korçë tregtohet në kushte skandaloze. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al ky produkt tregtohet në kushte aspak higjeno-sanitare.
Në këtë mënyrë vihet në rrezik shëndeti i konsumatorëve. Fotot janë shkrepur në një nga lavazhet në qytetin e Korçës, i cili siç duhet është kthyer në ambient për të tregtuar mishin.
Ndërkohë, AKU nuk ka marrë asnjë masë deri më tani. g.v/abcnews.al