Në “Kukës Arena” për të gjetur pikët e para, publikohen formacionet e sfidës Kukësi-Egnatia

schedule15:44 - 3 Shtator, 2023

schedule 15:44 - 3 Shtator, 2023

Pas nisjes së keqe të sezonit, ku mundën respektivisht nga Vllaznia, 3 me 1 dhe Skënderbeu 0 me 1, Kukësi dhe Egnatia do të përballen pasditen e kësaj të diele, në orën 16:00, në përballjen e vlefshme për javën e 2-të të Abissnet Superiore, ku do të tentojnë të gjejnë pikët e para të këtij edicioni.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i Kukësit, Rraman Hallaçi do të vuajë mungesën e portierit Tafas, mungesë kjo me goxha peshë për ekipin e “verilindorëve”. Në krahun tjetër, “rrogozhinasit” do të drejtohen pasditen e sotme nga ndihmës trajneri, Julian Brahja, me teknikun Edlir Tetova, që do ta shohë ndeshjen nga tribuna për shkak dënimi, si dhe do të vuajnë mungesën e anësorit të talentuar, Redi Kasa, i cili tashmë është transferuar te sllovenët e Olimpija, Ljubjana.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Brozi, Murati, Lamçe, Zogos, Abdu, Momoh, Salami, Rivas, Hasaj, Fejzaj, La Torre

Egnatia: Sherri, Fangaj, Xhemajli, Malota, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Isgandarli, Fernando, Paulauskas, Dwamena.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!