Në krye të LSI apo me parti të re? Meta i jep fund dyshimeve: Jam këtu për të sjell mesazhin e 2 marsit

schedule11:00 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:00 - 25 Korrik, 2022

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se ai nuk do të krijojë një parti të re pasi la detyrën e kreut të shtetit, ndërsa theksoi se do të përpiqet të bëjë të mundur praktikën e referendumit në Shqipëri.

Lexo edhe: Meta shpall aksionin politik nga selia e LSI: Rrugë e re, krenar që e themelova këtë parti

“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse unë këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë e ndërgjegje të lirë para 5 vitesh, në funksion të një ngrëçi artificial politik që u krijua. Unë jam këtu për të sjell mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI dhe për t’u bashkuar të gjithë në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfi është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe ka ardhur momenti që ai ta ushtrojë dhe kjo do bëhet e mundur pa diskutim. Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria. Që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë atë që bën Zvicra, referendumin. Partia e referendumit është partia e re. Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri”, tha Meta në një deklaratë për mediat/ abcnews.al