Në krah të Berishës, Bylykbashi: Mua askush nuk më nxjerr dot nga grupi dhe PD

schedule23:41 - 4 Tetor, 2021

schedule 23:41 - 4 Tetor, 2021

Deputeti Oerd Bylykbashi është një nga anëtarët e grupit parlamentar të PD-së që është rreshtuar hapur në krahun e Sali Berishës në çarjen që ka pësuar e djathta, pasi Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeministrin.

E ndërsa lideri demokrat i hoqi drejtimin e reformave zgjedhore duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibajn, a i trembet Bylykbashi ndonjë lëvizje tjetër?

Askush nuk më nxjerr dot mua nga PD, as nga grupi parlamentar, pasi një kryetar nuk e ka të drejtë për të marrë këto vendime, ajo që e zgjidh këtë punë është kutia e votimit” tha ai. Ai shtoi se “Ne do të jemi aty, ne jemi të gjithë në PD” tha ai në “LOG”.

Përpos vendimit për përjashtimin e Sali Berishës, Bylykbashi kishte edhe një tjetër kritikë për Lulzim Bashën. “Ne kemi të gjithë ekzekutivin e partisë në kundërshtim me statutin” tha ai.

Por duke mbajtur krahun e ish-kryeministrit, a mendon Bylykbashi se do të etiketohet si anti-amerikan?  “Unë kam raporte shumë të mira me ta (SHBA). Ne kemi diskutuar, kjo është një çështje, debati me demokracinë brenda partisë.

Janë goxha të vëmendshëm në këtë aspekt. E vetmja që do ta zgjidhë në mënyrë të paqtë është kutia e votimit” përfundoi ai duke qenë dakord me kërkesën e Sali Berishës për mbledhjen e forumeve të partisë për vendimmarrje./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!