“Në Maqedoni më kritikojnë për emrin serb të emisionit”, akademiku i përgjigjet Nanos

schedule21:41 - 15 Nëntor, 2019

schedule 21:41 - 15 Nëntor, 2019

Ali Aliu, anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë  ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon në Abc News.

Gjatë bashkëbisedimit në studoi, Aliu foli për Ismail Kadare dhe Dritëro Agollin.

Ndërkohë, Nano i rrëfeu akademikut se ka personazhe që e kritikojnë emisionin e tij, pasi ka një emër serb.

Lidhur me këtë Aliu u shpreh se ka një keqkuptim dhe ka të bëjë me ndjeshmërinë. “Unë e kam parë nga një ngjarje që ka ndodhur në Beograd, e kam lidhur me atë“, tha akademiku.

Pjesë nga biseda në studio:

Nano: Kadareja është një shkrimtar i madh, si është e mundur që një shkrimtar i tillë kaq i madh lindi në Shqipëri dhe si e shpjegoni ju fenomin Kadare që lidni në një truall që nuk premtonte shumë?

Aliu: Me një aspekt kështu siç na pëlqen ta themi ne që merremi me letërsi, ndihemi mirë kudo që shkojmë në botë. Por ka fenomene të tjera në këtë botë kaq të afërt, të prekshme, cdo skaj të botës e ke me fenomene. Teorikët që merren me këtë çështje thonë që nuk është për tu habitur që në vende me tradita të vogla lindin talente të mëdhenj. Është çështje e individit.

Nano: Po Dritëro Agolli, me të cilin ju keni qenë miq.

Aliu: Po kishim një lidhje nga stërgjyshërit. Ne kur u njohëm në vitet 70 ai gjeti një lidhje andej nga Devolli, por na afroi puna dhe atë e kisha lexuar dhe e dija para se ta takoja, në fillim të vitve 70 kur nisi lidhja Prishtinë-Tiranë.

Nano: E kanë kritikuar Agollin si funksionar partie?

Aliu: Po, për mua Dritëroi është shkrimtar i madh që nga vitet ’90 e këtej. Poezi, se prozator më i madh është ai me Zylon. I madh se gjeti një mënyrë për të thënë dicka që nuk thuhej dot asaj kohe. Është edhe “Komisari Memo”.

Nano: Edhe ai është i shkruar bukur,  nëse e shohim nga ana stilistike është libër shumë i mirë.

Aliu: Tek “Komisari Memo” është personazhi kryesor, është komandanti. Ky është i bartur si stil edhe në luftë. Duhet lexuar ose “Njeriu me top”, e merr topin në shtëpi po diku duhet të shkrepë, e shkrep me vëllain. Kështu lexohet. Kështu e kam lexuar Dritëroin.

Nano: Ju thatë që shihni programe televizive shqiptare.

Aliu: Shumë kam qenë dy vite në Tiranë dhe gati i njoh të gjithë personazhet. Më shumë më tërheqin cfarë po ndodh në Tiranë. I njoh njerëzit të njerit dhe të krahut tjetër. I shoh ndonjëherë në formate të tjera, ndryshe i kam njohur dhe ndryshe shfaqen në debate. Edhe juve ju shoh ndryshe në këto debate. Ndonjëherë jeni i qetë, në përgjithësi i shoh edhe këto emisine dhe besoj në atë që ju jeni i hapur.

Nano: Unë e pretendoj këtë gjë.

Aliu: Ajo duket dhe mbron kauzën e vet.

Nano: Do më bëni një nder…Unë ka një marrdhënie të vështirë me disa njerëz në Kosovë dua ti kem këtu, por ata më kritikojnë për emrin e emisionit që është serb Provokacija. Unë do doja që ju të bëheshit ndërmjetësi që ata të vinë këtu.

Aliu: Unë nga natyra gjithnjë e shoh anën pozitive të çdo fenomeni.

Nano: Kjo edhe juve ju ka nervozuar.

Aliu: Unë e kam parë nga një ngjarje që ka ndodhur në Beograd e kam lidhur me atë.

Nano: Po ajo ështën burimi.

Aliu: Një parodi, unë e kam marrë si të tillë. Pashë atje në Beograd një superoritet. Siç thashë më parë në rastin e Kadaresë. Gjithnjë e kemi vuajtur edhe kur përmendej Shqipëria në ato rrethe të ish-Jugosllavisë përmendej me një nënçmim. Madje edhe në Maqedoni. Konsideroj një mosmarrëveshje këtu.

Nano: Edhe unë e kuptoj këtë gjë, por kam menduar se nuk ka si të merret si provokim. Nuk jam dakord kur thonë Nano, tradhtar, serboman etj…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!