Në Korrik, KE fillon punën përgatitore për hapjen e negociatave

schedule15:38 - 29 Qershor, 2018

schedule 15:38 - 29 Qershor, 2018

Komisioni Europian nis në korrik punën përgatitore për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në 2019-n. Kërkesa kryesore mbetet puna në forcimin e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Pas miratimit të konkluzioneve për zgjerimin nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian, Komisioni Europian, fillon menjëherë punën përgatitore drejt hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në 2019. Në këtë kuadër do të vihet theksi te reformat kyçe lidhur me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionti dhe krimit të organizuar.

Kjo është konfirmuar edhe nga një letër e publikuar paralel me samitin e liderëve europianë nga përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mognerini dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn.

Në këtë letër, përshëndetet progresi i bërë në reformat e integrimit europian të vendit, duke u theksuar, se tani është koha që Shqipëria të punojë me të njëtën vendosmëri për reformën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Puna gjatë një viti është një investim për integrimin europian të vendit. Çdo hap ka rëndësi. Ndjekja e kësaj rruge jo vetëm që bën të mundur hapjen e negociatave, por e bën atë sa më efetkshme të mundshme. Në momentin kur të hapen negociatat, ju do jeni tashmë duke vrapuar”, shprehen në këtë letër shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn.

Sipas burimeve të Komisionit Europian, puna përgatitore për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian do fillojë në Korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!