‘Në kontrollet për Covid-19, gjetëm formacione në gji’. Mjeket e ‘Hygeia’ apelojnë, ja shërbimet efikase

schedule18:50 - 1 Tetor, 2021

schedule 18:50 - 1 Tetor, 2021

Muaji tetor i dedikohet ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Për të diskutuar më gjerësisht mbi sëmundjen dhe mënyrat e trajtimit të saj, të ftuara në studio ishin Prof.dr.Majlinda Ikonomi, mjeke laboratori e Anatomisë Patologjike dhe Dr.Arjeta Docaj mjeke Radiologe pranë spitalit ‘Hygeia’.

Të dyja doktoreshat i dhanë rëndësi primare bërjes së një ekzamini të hershëm për të nisur parandalimin ende në fazat e para të shfaqjes së masës tumoriale. Për pasojë ato thanë se muaji i ndërgjegjësimit është kryesor pasi ndihmon dhe në informimin dhe edukimin e popullatës.

“Jo vetëm të konsultohemi, por duhet të edukohemi vazhdimisht. Edukimi nuk mbaron sepse nuk mbaron shkenca dhe përpjekjet për t’ja dalë mbanë.” , shprehu mjekja e anatomi-patologjisë në spitalin Hygeia.

Por dy vjeçari i fundit ka qenë ndryshe edhe përsa i përket ekzaminimit të pacientëve dhe diagnostikimit të tyre, me prezencën e virusit Covid-19. Sipas mjekes radiologe, edhe konsulta rastësore ose për arsye të sëmundjeve të tjera ka çuar në diagnostikimi e kancerit të gjirit:

“Gjatë periudhës së pandemisë u pa që në skanerat rutinë që bënim për diagnostikimin e covid, në një pjesë të grave gjetëm edhe formacione rastësore në gji, të cila u plotësuan më tej me ekzanimime të tjera radiologjike siç është ekoja dhe mamografia dhe rezultua në formacione malinje.”

Spitali Hygeia disponon një qndër të dedikuar diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit, të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një staf të dedikuar profesionistësh.

“Është një ndër strukturat më serioze spitalore e cila ofron të gjitha hallkat në të cilat kalon kjo sëmundje. Kemi detyrimin që të ofrojmë një shërbim cilësor, të masim saktësitë tona diagnnostike dhe të jemi gjithmonë e më shumë në përputhje me ato që ofrohen në botë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!