Në koalicion me Berishën më 14 maj, Dule: Mos funksionojmë me fragmete, duhet opozitë e bashkuar

schedule11:50 - 25 Mars, 2023

schedule 11:50 - 25 Mars, 2023

Ndonëse në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është i mendimit se opozita duhet të dalë me një kandidat përballë maxhorancës më 14 maj.

Nga Korcë, në një prononcim për mediat, Dule u shpreh se opozita nuk duhet të funksionojë me fragmete por në bashkësi. “Nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për t’u vendosur kundër PS.”- u shpreh ndër të tjera Dule.

Alibeaj po futet në garë për të fituar apo për të qenë patericë e Ramës?

Nuk jam i aftë të jap leksione askujt, qytetarët na kanë rezervuar vendin e opozitës dhe ne duhet të reagojmë si opozitë e unifikuar. Përtej ndasive personale e partiake kjo është ndjesia ime politike një kandidat përballë maxhorancës.

Alibeaj bën thirrje për Bashkim si e shikoni?

Nuk duhet të funksionojmë me fragmete por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për t’u vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët ti unifikosh bashkë./abcnews.al