Në shkollat e Lushnjës, aty ka klasa kolektive, skema e arsimit “Tre lëndë në gjashtë ore” duket e parealizueshme. Mësues dhe nxënës janë përfshirë në konfuzion.
Nxënëse e klasës së pëste në shkollën 9-vjeçare të Zgjanës në Lushnjë, Megi mëson në të njëjtën ambient me nxënësit e klasës së tretë.
Janë klasa kolektive, të grupuara e para me të dyten dhe të 4-n, ndërsa e pesta me të 3-n . Si në të gjithë vendin, skema, tre lëndë në gjashte orë, po zbatohet edhe këtu.
Për Megin dhe bashkëmoshatarët e saj, kjo metodë ka vetëm një lehtësi, atë të çantës.
Megi Kurti: “Kjo është më e mirë se kemi dhe më pak libra”.
Mësuesit e klasave kolektive janë në vështirësi. Ndryshe nga klasat e veçuara, ku puna kryhet vetëm me nxënës që mesojnë në të njëjtin vit, këtu gjithçka bëhet e ndërlikuar. Zgjidhja i lihet në dorë mësuesit, i cili duhet të shpjegojë njëkohesisht për dy klasa.
Aurora Bali: “Dy klasat, klasat kolektive do punë. Normalisht duhet të dashurosh profesionin që të mësosh në klasa kolektive”.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për metodën “Tre lëndë në 6 orë” është i detyrueshëm të zbatohet që nga një Shkurti i këtij viti. Konceptet e reja po i ngatërrojnë nxënës e mësues.
Bektash Gjolena: “Ka vështirësi. Është një punë që ka vështirësi me klasat kolektive. Qoftë për nxënësit dhe mësuesit, sepse atë që duhet ta dëgjojë klasa e tretë, e dëgjon dhe klasa e pestë, port ë tila janë kushtet, udhëzimet, mundri I nxënësve që jemi të detyruar ta zbatojmë”.
Në klasat kolektive, përdorimi i metodave, strategjive dhe i teknikave që u mundësojnë nxënësve të ndërtojnë vetë dijet dhe njohuritë e tyre duket i parealizueshëm. Këto klasa u krijuan nga sistemi i së kaluarës, për t’iu përshtatur regjimit të kohës, por jo metodave të reja të Ministrisë së Arsimit./abcnews.al