Organizata e Kombeve të bashkuara ka konfirmuar se 1.3 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.
Qindra mijëra ukrainas i janë drejtuar Polonisë, ndërsa të tjerë kanë hyrë në Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se shifra mund të shkojë deri në 1.5 milionë refugjatë deri në fundjavë, shkruan skynews.
“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
Grandi shtoi se shumica e refugjatëve po lidheshin me miqtë, familjen dhe lidhje të tjera që tashmë jetonin në Evropë./abcnews.al/