Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim të një vendi pune, Engjëllushe Mato nga Saranda çudit me nostagjinë për Enver Hoxhën

schedule10:18 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 5 Shtator, 2020

Kjo është lagjia e njohur si gjashta në Sarandë. Shumë banorë të saj gjatë verës lëshojnë dhoma me qera për turistët. Këtë vit kur pandemia ndikoi negativisht në sektorin e turizmit dhe dhomat e banesës së familjes Mato pothuajse gjatë gjithë verës kanë mbetur bosh. Zonja e kësaj shtëpie, Ëngjëllushja edhe pse këtë sezon veror uli në maksimum çmimet nuk u shpërblye.

“Në raport me vjet është zero. 15 mijë lekë nuk del vetëm lara e rrobave. Kam filluar që në mars t’i bëj gati”, thotë ajo.



Familja e saj jeton me të ardhurat që mbledhin gjatë verës. Nëse do kishte një punë fikse do ta kishte më të lehtë të kalonte dimrin.

Përbuzja e organeve na detyroi që të bëjmë këtë punë”, shprehet Ëngjëllushja.

Ajo ka trokitur dhe në dyert e Bashkisë por nuk gjeti zgjidhje.

“Të detyruar nga papunësia. Përkrahje nuk kemi. Vajta te bashkia dhe i thashë kam marrë një kredi dua punë. E di kohën e Enverit ti më tha, po të ishte koha e Enverit as ti nuk do ishe këtu i thashë unë”, thotë ajo.

Kushtet ekonomike e kanë bërë nostagjike për kohën e komunizmit.

“Ky qe për të gjithë popullin fukara. Për mjekësinë që kishte, ishte flori, të gjendej mjeku në 2 të natës. Prandaj e mbaj. Pa bukë nuk la asnjë. E mbajti të mbyllur, por i kishte të gjithë në punë sipas kategorive”, thotë ajo.

Ajo thotë se pensioni i bashkëshortit është i pamjaftueshëm për të jetuar ndaj dhe ka një apel për të zgjedhurit vendorë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!