Tragjike në Korçë. Ëndrra e një të riu sirian për një jetë më të mirë është ndërprerë në mes, pasi ka gjetur vdekjen në malin e Moravës, në përpjekje për të kaluar kufirin. Mësohet se paraprakisht dyshohet se emigranti sirian ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të ulëta në malin e Moravës. I riu që ka humbur jetën raportohet se është rreth 27-vjeç.
Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Ndërkohë i riu pritet që të nënshtrohet një ekspertize për të përcaktuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes./abcnews.al/