“Në kërkim të kanabisit”, gjenden 2653 bimë narkotike në Vaun e Dejës, nuk dihen autorët

schedule14:03 - 20 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 20 Korrik, 2023

Në kuadër të operacioneve për pastrimin e territorit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 2653 bimëve narkotike në Vaun e Dejës.

Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, gjatë ditës së dytë ku u angazhuan 60 efektivëve të Policisë, të cilët përdorën 5 dronë për kontrollin e terreneve malore të Vaut të Dejës dhe të Pukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 2653 bimë narkotike canabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

-Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.

-Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.  Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!