FNSH kërkon Rrajat, kontrolle në Nikël/ Dy kushërinjtë u rrahën barbarisht nga fisi i deputetit

schedule11:28 - 8 Korrik, 2023

schedule 11:28 - 8 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku dy kushërinj janë rrahuar në mënyrë barbare nga anëtarë të fisit Rraja, pasi ishin ankuar se tritoli që përdornin në guroren e tij kishte shkaktuar probleme në banesat e tyre.

Gazetari Ermal Vija Raporton për ABC News se nga foto e siguruar nga spitali duken plagët e shkaktuar një prej të dhunuarve, nga një grup prej 20 personash ku pjesë ishin vëllai dhe djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje përmes pamjeve të videos së publikuar policia ka bërë të mundur identifikimin e 8 persona nga të cilët katër janë vënë në pranga, dhe katër të tjerë janë në kërkim. Të arrestuarit nga kjo ngjarje janë Ineidi Rraja, 23 vjeç, Eni Kullaj, 27 vjeç, Kujtim Përdaku, 57 vjeç, Andi Rraja 28 vjeç, dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Rexhep, Flamur, Klajdi dhe Xhelal Rraja.

LEXO EDHE: “Vrite, bjeri…”/ Publikohen pamjet e rënda nga sherri në lokalin në Borizanë të Krujës. Konflikti për guroren

Në kërkim vijon të jetë vëllai dhe djali i deputetit të PS-së.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ku ka theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Gjithashtu në kuadër të operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mëngjesin e kësaj të shtune shumë forca policie kanë zbarkuar në Nikël në kërkim të personave të përfshirë në sherr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!