Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në një konflikt me armë zjarri të ndodhur me 13 Gusht në fshatin Postribë.
Ndaj 25 vjeçarit Florin Lushi, gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Nga konflikti mes disa personave në Gusht, mbeti i plagosur me armë zjarri një 43 vjeçar. Në kërkim janë ende dy personat e tjerë të lidhur me ngjarjen./abcnews.al