Policia gjermane ka arrestuar sot 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një turku. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani.
Pas kërkimeve, autoritete gjemane kanë arrestuar autori ne dyshuar ditrën e sotme. Fisnik Hoxha u arrestua nga njësitet speciale të policisë së North Rhine-Ëestphalia në Gelsenkirchen.
Përmes një deklarate, policia gjermane njofton se i riu shqiptar nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Zyrtarët e dërguan atë në paraburgimin e policisë në Gelsenkirchen. Fisnik Hoxha do të sillet para një gjyqtari në Gelsenkirchen dhe do të dërgohet në Kiel në ditët në vijim. /abcnews.al