DURRËS- Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi lëvizte me armë zjarri.
Bëhet fjalë për Andrea Bregasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.
Gjatë kontrolleve, Policia vendosi të sekuestrojë armën e zjarrit pistoletë dhe 9 fishekë.
Në 15 dhjetor 2023, Bregasi qëlloi me armë zjarri në “Don Bosko” mbi automjetin që drejtonte Rudolf Zefi, teksa pasagjerë ishin dy vëllezërit e tij./abcnews.al