Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për vjedhje dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohen dy shqiptarë nga Gjermania dhe Italia

schedule09:11 - 7 Prill, 2025

schedule 09:11 - 7 Prill, 2025

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe  ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

Ekstradohet nga Gjermania 18-vjeçari, Flavio Merkuri i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.



Ekstradohet nga Italia 50 vjeçarin, Ilia Ndoka pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!