Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari, tentoi të largohej nga Shqipëria

schedule13:43 - 2 Tetor, 2024

schedule 13:43 - 2 Tetor, 2024

Durrës- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, kryer një vit më parë.

48-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria nëpërmjet PKK Morinë. Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, në Durrës, 48-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një shtetas. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/