Në kërkim për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë/ Ekstradohet nga Dubai 39-vjeçari

schedule09:02 - 9 Tetor, 2025

schedule 09:02 - 9 Tetor, 2025

Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Kleviol Ahmeti ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!