Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, është kapur shtetasi Bruno Bushi, 33 vjeç, banues në fshatin Premal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
/ abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!