Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “The wanted”, është vënë në pranga fieraku i shpallur në kërkim si anëtar i një organizate kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ndalimi i tij është bërë nga shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al