Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim nga autoritetet në RMV për trafik droge/ Arrestohet në Morinë, 35-vjeçari maqedonas

schedule13:36 - 9 Prill, 2026

schedule 13:36 - 9 Prill, 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 35- vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:

-K. E., 35 vjeç, banues në Shkup.



Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!