Një 61-vjeçar kosovar është ndaluar në Portin e Durrës dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Bullgari.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Bullgari.
Ndaj tij është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari./abcnews.al