Ekstradohet “ushtari” i Laert Haxhiut/ Firdeus Berberi u soll nga Greqia, pogradecari ishte në kërkim për plagosje

schedule13:16 - 21 Gusht, 2024

schedule 13:16 - 21 Gusht, 2024

Një tjetër emër i kërkuar nga autoritetet shqiptare është ekstraduar drejt Shqipërisë për tu përballuar me drejtësinë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin nga Pogradeci Firdeus Berberi, që akuzohet për plagosjen e një personi në prill të vitit 2022.

Berberi u arrestua në maj të vitit të kaluar në Greqi në shoqërinë e Laert Haxhiut i njohur si drejtues i një organizate kriminale dhe ai I ekstraduar pak kohë më parë nga Greqia. Berberi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Pogradecit më 29 Prill 2022.

Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe, “armëmbajtje pa leje si dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike. Sipas policisë, ngjarja për të cilën akuzohet Berberi ka ndodhur në prill të vitit 2022. 23-vjeçari në bashkëpunim me mikun e tij Gersi Maxhari, kanë plagosur me armë zjarri bashkëmoshatarin e tyre Johan Muçllarin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se konflikti mes të rinjve ka pasur si shkak sherret e vazhdueshme mes dy palëve që përfundoi me një të plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!