Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen dy shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet ekstradimi në Shqipëri

schedule11:13 - 22 Maj, 2024

schedule 11:13 - 22 Maj, 2024

Dy shqiptarë, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet të ekstradohen në Shqipëri.

Hajdar Bako, i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përdorte edhe dy emra të tjerë, Hajdar Copja dhe Hajdar Hysa.

Ai është i dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

Ndërsa 39-vjeçari i cili u arrestua në Belgjikë, është dënuar me burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella kanabis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!