I nisur në këmbë nga Prishtina për në Tiranë, ish luftëtari i UÇK-së Agim Pllashniku thotë për ABC News se ish krerët e UCK po mbahen në Hagë me aktakuza të Serbisë.
Në një prononcim për ABC News nga sheshi Skënderbej, ai bëri apel për pjesëmarrje masive në protestë pasi sic u shpreh, dënimi në Hagë i clirimtarëve të Kosovës, është dënim për gjithë popullin shqiptar.
“E kam marrë vetë iniciativë, të nisem vetë prej Prishtinës, sot kam mbërritur në ora 11:00 edhe jam shumë i kënaqur që mbërrita në kohë. Falenderoj cdo qytetar që më ka përkrahur në udhëtimin tim. Udhëtimi ka qenë shumë I vështirë, por kur e kam menduar për cfarë po e bëj këtë më është lehtësuar shumë. Me këmbët kam pak problem por do t’i kaloj edhe këto. Do rezitoj deri në fund, kjo është një protestë madhështore edhe i bëj thirrje popullit shqiptar, që të marrë pjesë sa më shumë në protestë se ia vlen. Duhet të cojmë mesazhin se ata clirimtarë do ti mbrojmë nëse është nevoja edhe në mënyrë tjetër, se nuk ka problem ata po akuzohen me aktakuza të Serbisë të fabrikuara prej Serbisë. Ata janë të pafajshëm, dhe duhet të lirohen nëse dënohen ata dënohet populli shqiptar edhe ne. UCK ka qënë gjithë populli.”u shpreh ai. /abcnews.al

