Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit e ka nisur ditën me një takim me pedagogë të të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.
Në këtë takim Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës.
Rama në fjalën e tij është shprehur se duke menduar gjendjen në të cilën kanë qenë universitete kemi bërë shumë përparim.
Ndër të tjera kryeministri ka theksuar se një vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet kolegjeve profesionale, të cilat do të ndihmojnë në të ardhmen e profesionistëve të rinj.
“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo q ëmë bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë.
Ajo që na shqetëson ne është se është e domosdoshme që gjërat këtu duhet të shkojnë drejt vënies në shfrytëzim të autonomisë. Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin dhe ju të kërkoni që ta hartoni dhe të kërkoni që për një dekadë do të shkoni diku dhe synime tuaja për këtë periudhë. Të gjithë këto detaje të sqarohen. Ministria e Financave është e krijuar për të thënë jo, Po-ja është luftë e madhe ty edhe për mua. Rëndësi të veçantë duhet të kenë kolegjet profesionale.”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al