Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë në Japoni ishte 14.01 milionë që nga 1 prilli, rreth 330,000 më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke shënuar vitin e 43-të radhazi të rënies së vendit, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimet e Japonisë.
Përqindja e këtyre fëmijëve në popullsinë totale ra me 0,2 pikë përqindje në 11,3, raporton Kyodo. Nga mosha 12 deri në 14 vjeç janë 3,17 milionë fëmijë, nga mosha 0 deri në 2 vjeç janë 2,35 milionë, çka tregon për vazhdimin e trendit të uljes së natalitetit.
Nga numri i përgjithshëm, 7.18 milionë janë djem dhe 6.83 janë vajza. Numri i kësaj popullsie ishte më i larti në vitin 1954 kur ishin gati 30 milionë, që nga ajo kohë ka qenë në rënie, prandaj qeveria e kryeministrit Fumi Kishida po përpiqet të prezantojë një ligj që do të sigurojë mbështetje financiare për familjet me fëmijë dhe zgjerimin e shërbimeve të kopshteve./abcnews.al