Në Izrael as 0.1% e qytetarëve nuk ​​u infektuan me Covid pas dozës së dytë të vaksinës

schedule22:14 - 25 Janar, 2021

schedule 22:14 - 25 Janar, 2021

Më pak se 0.01% e njerëzve që morën vaksinën Pfizer kundër Covid-19 u infektuan  me virusin më shumë se një javë pasi morën dozën e dytë, sipas të dhënave nga agjencia më e madhe e sigurimeve në Izrael.

Këto të dhëna paraprake të publikuara nga HMO Maccabi tregojnë se vetëm 20 nga 128,600 qytetarët që morën të dyja dozat e vaksinës më pas u infektuan me virusin SARS-CoV-2.

“Sipas ekspertëve të Maccabi, këto janë të dhëna paraprake, por numrat janë inkurajues, ” u tha në deklaratë.

Nga 20 të infektuar, gjysma vuajnë nga sëmundje kronike. Të gjithë treguan simptoma të lehta si dhimbje koke, kollë, dobësi dhe lodhje.

Askush nuk kishte nevojë të shtrohej në spital, as nuk kishin temperaturë më të lartë se 38.5. Shumica u testuan për Covid-19 sepse ata ranë në kontakt me një rast të konfirmuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!