Në Itali nuk ka rivalë, Etrit Berisha në podium edhe në Europë

schedule19:19 - 23 Prill, 2020

schedule 19:19 - 23 Prill, 2020

Etrit Berisha nuk ka rivalë sivjet në Serie A, për sa i takon numrin e pritjeve. Portieri i SPAL, nisur edhe nga ekipi ku bën pjesë, ka pasur goxha punë në ndalimin e topave drejt portës së tij.

“Gardiani” i kombëtares është paraqitur shumë mirë dhe lë prapa shumë portierë cilësorë që luajnë në Serie A, mes tyre edhe Thoms Strakoshën.

Me 107 pritje në 26 ndeshje, ai ka ndalu më shumë topa se çdo portier në Serie A, kurse në Europë ai është i treti në renditjen e atyre që kanë ndalur kundërshtarët të shënojnë në portën e tyre.

Më mirë se Berisha kanë bërë vetëm Martin Dubravka dhe Aitor Fernandez, që luajnë në Premier League dhe La Liga. Pas Berishës, i katërti, është një emër i njohur si Bernd Leno, i cili mbron portën e Arsenal. Pesëshen e mbyll një tjetër portier që luan në Premier League, Aaron Ramsdale. /abcnews.al

 

5) AARON RAMSDALE (Bournemouth): 103 pritje në 28 ndeshje

 

4) BERND LENO (Arsenal): 104 pritje në 28 ndeshje

 

3) ETRIT BERISHA (Spal): 107 pritje në 26 ndeshje

 

2) MARTIN DUBRAVKA (Newcastle): 117 pritje në 29 ndeshje

 

1) AITOR FERNANDEZ (Levante): 126 pritje 27 ndeshje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!