Italia ka pranuar rreth 3.4 milionë punëtorë të huaj në vitin 2021.
Analiza e të dhënave sipas vendeve të origjinës nxjerr në pah praninë më të madhe të rumunëve me 18 % të ndjekur nga shqiptarët me 9.7%.
Marokenët përbëjnë 7.8%, kinezët 5.4%, ukrainasit 4.7% dhe filipinasit 3.3%.
Këto gjashtë kombësi përfaqësojnë rreth gjysmën e numrit total të të huajve të njohur për INPS (48.7%).
Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS) tregon gjithashtu se 61.4% e të huajve banojnë ose punjnë në Italinë veriore, 23.6% në Italinë qendrore dhe 15% në Italinë jugore dhe ishujt.
Sa i përket 2.9 milionë të punësuarve, afërsisht 2 milionë (2.060.868) punojnë në sektorin privat jobujqësor (64.9% meshkuj), me një pagë mesatare vjetore prej 16.373.42 euro.
/Abcnews.al./