“Në Himarë, drejt zgjedhjeve të reja”/ Kume: Belerit do t’i ndërpritet mandati, në bazë të ligjit për dekriminalizimin

schedule13:30 - 4 Korrik, 2024

schedule 13:30 - 4 Korrik, 2024

Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume thotë se në Himarë do të zhvillohen zgjedhje të reja për kryebashkiak, pasi sipas tij, të premten, KQZ do të vendosë për pavlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili aktualisht po vuan dënimin në burg.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kume u shpreh se mandati i tij do të vlerësohet i pavlefshëm, në bazë të ligjit për dekriminalizimit.

“Nuk është e vështirë për të gjykuar rastin,, për sa kohë ligji për dekriminalizimin ka të shprehur rastin kur mandati vlerësohet si i pavlefshëm. Është pika 2 e nenit për pastërtinë e figurës për të zgjedhurit dhe nëpunësit të lartë shtetërorë, vepra penale e konsumuar nga zoti Beleri, për të cilin ai ka marrë dënimin, është ndër ato që klasifikohen si të tilla në ligjin për dekriminalizimin . Jemi në kushtet kur ky shtetas ka marrë mandatin me vendim të kqz, por nuk ka filluar ta ushtrojë këtë mandat, pasi nuk është bërë vendimi. Ndërprerja e mandatit do të bëhet në zbatim të kërkesës së paraqitur në pikë ç, të nenit 10 për ligjin për dekiminalizimin. Pas kësaj, dihet se çfarë vazhdon më tej. Nuk besoj se do të hyjë në interpretime. KQZ merr vendimin për shfuqizimin e mandatit të dhënë dhe cakton mandatin. I mbetet, kanë qenë dy në garë, ta marrë i dyti, nëse plotësohen kushtet. Vendimet e komisionit janë të ankimueshme.

Kur vendimi merr formën e prerë, njoftohet Presidenti i Republikës, brenda 48 orëve, duhet të caktojë datën e zgjedhjeve për Himarën. Ankimi nuk varet nga komisioneri. Mendoj se do të ankimohet. Jo, nuk pres që të ndryshojë. Ligji për dekriminalizimin e ka të shprehur, quhet i pavlefshëm mandati. Ndërprerja e mandatit është problem që sado të zgjasë, dihet kush është përfundimi, shpallja dhe realizimi i zjgedhjeve për Bashkinë e Himarës. Pse bëhen proceset zgjedhore? Është e natyrshme që Bashkia e Himarës të drejtohet nga ai që mandatohet nga qytetarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!